Donald Trump ka shpallur veten president të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka siguruar 267 nga 270 votat e nevojshme elektorale për të siguruar fitoren.

Gjatë fushatës së tij elektorale, në mesin e shumë premtimeve të tjera ai ka dhënë edhe një premtim në lidhje me prokurorin Jack Smith i cili ka akuzuar Trumpin për përpjekjet e tij në përmbysjen e procesit zgjedhor të 2020-s dhe keqpërdorim me dokumente të falsifikuara.

“Është kaq e lehtë. Do ta pushoja brenda dy sekondave”, u përgjigj Trump.

“Ai do të jetë një nga gjërat e para të adresuara”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Smith kishte mbajtur postin edhe të kryeprokurorit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në Hagë, ku po gjykohet ish-presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndërsa nëntorin e 2022-s, Smith kishte braktisur detyrën në Hagë, për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara me qëllim që ta hetojë Trumpin.

Ish-krerët e UÇK-së akuzohen nga ZPS-ja për vrasje, torturë e trajtim mizor në periudhën mes viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

A do ta mbaj fjalën presidenti Trump pas marrjes së detyrës, apo jo mbetet për t’u parë.