Përshëndetje miq,sot aq shumë telefonata, mesazhe!

Ju që më njihni si Donikë, si njeri unë kam ndihmuar dhe do të ndihmoj gjithmonë! Kështu më kanë edukuar prindërit të cilëve u jam mirënjohëse sa të jetë jeta! Po isha një zë në kohën e virusit korona, në mënyrë vullnetare përktheja çdo ditë statistikat ditore, konferencat për shtyp të ministrit të atëhershëm edhe të gjitha këto i publikoja në grupin Karantinë.

Nuk besoj se kam bërë keq! As nuk kam bërë padrejtësi! Pastaj isha pjesë e kabinetit të ministrit të Shëndetësisë dr.Bekim Sali për të cilin jam mirënjohëse gjithmonë sepse më thirri personalisht ai, e kishte kuptuar për punën vullnetare!

Nga ana tjetër kontrata ime e punës është ndërprerë nga udhëheqësit e ri të Ministrisë së Shëndetësisë dhe shkaqet nuk i di! As nuk dua më t’i di! Vetëm se fjalëve të kota mos u besoni sepse sot disa persona kanë tentuar vetëm të mbrohen! E paskan thënë se mua nuk më pëlqen puna, mos i besoni asaj!

Shëndet, suksese dhe mirëqenie për të gjithë! Faleminderit për të gjitha ata që i kam krahë! Në momente të këtilla shihen ata që vërtetë janë njerëz! Çdo njeri në jetë ka misionin e tij për mua është puna dhe drejtësia!

Përgjithmonë Donika juaj!