Reagon Ish Drejtori MEVLAN Lutfiu: “ 7 familje shqiptare mbeten pa bukë, i largoi nga puna drejtoresha maqedonase

Uragani i largimit të shqiptarëve nga vendet e punës në Maqedoni, vazhdon edhe në Spitalin Psikiatrik në Shkup- IPSH SPITALI PSIKIATRIK “SHKUP”

Drejtoresha e sapoemëruar maqedonase, Sonja Dellova ka vendosur që ti largoj që ditën e parë 7 shqiptar të cilët me muaj kanë qenë të angazhuar në pozita të ndryshme në këtë institucion shëndetësor, duke i mbaruar punët me shumë përgjegjësi në mënyr profesionale.

“ Si ish drejtor, jam thellë i tronditur se në çfar gjendje e lash përfaqësimin e shqiptarëve në spitalin psikiatrik.Menjëher pas shkarkimit tim kemi revanshizëm ndaj shqiptarëve. Netlla thënë popullorçe ndaj shqiptarëve sapo ka filluar, nuk di ku do të ndalet. 7 familje shqiptarëve do të mbetën pa bukë, pa të ardhura, vetëm pse politika maqedonase ka vendosur ashtu”, ka deklaruar për portalin AMERIKA-RADIO, ish drejtori i Spitalit Psikiatrik, Mevlan Lutfiu.

Jozyrtarisht mësohet se drejtoresha e re Sonja Dellova është kuadër i propozuar direkt nga ministri i shëndetësisë Arben Taravari.