Drejtori i Kullotave Shtetërore, Bashkim Hasani nga koalicioni VLEN, është distancuar nga deklaratat ftyese që deputeti i VLEN-it, Rijad Shaqiri bëri ndaj kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Hasani shkruan në reagimin e tij e politika duhet të bazohet në etikë dhe respekt.

Reagimi i plotë:

Distancimi nga çdo gjuhë përçarëse apo denigruese e përdorur nga eksponentë të politikës është i domosdoshëm. Diskursi politik duhet të bazohet në respekt dhe përgjegjshmëri, duke kontribuar në mirëkuptim dhe progres.

Besoj se debati duhet të jetë i bazuar në etikë dhe respekt, duke pasur si qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kujtojmë se nga BDI deklaratën e Shaqirit e quajtën të turpshme dhe kërkuan distancimin e VLEN-it nga deklarata e deputetit të tyre. /tvklan.mk