“Mjaft më me gënjeshtra, Visar Ganiu!” Qytetarët e Çairit nuk mashtrohen më
Një video ironike e shpërndarë së fundmi në rrjete sociale i drejtohet drejtpërdrejt kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiut, duke denoncuar mashtrimet dhe shpifjet e tij publike.
Në video theksohet se mbledhja e mbeturinave në Çair bëhet çdo ditë, sipas orarit të rregullt dhe me një turn të tretë në orët e mbrëmjes – diçka që e dinë të gjithë qytetarët, përveç vetë kryetarit, i cili ose nuk është në dijeni për shkak të “betonizimit” të ndërgjegjes, ose me qëllim përhap gënjeshtra për të mbuluar dështimet e veta.
“Visar, mos shpif. Qytetarët e Çairit nuk janë naivë. Ata e shohin vetë se kush punon dhe kush aktron. Angazhimi ynë është i përditshëm, ndërsa sulmet e tua janë thjesht përpjekje të dështuara për të fshehur mungesën e rezultateve,” thuhet në reagimin ironik që po qarkullon.
Në fund, mesazhi është i qartë: mjaft më me mashtrime dhe trillime. Koha kur propaganda funksiononte verbërisht ka përfunduar. Qytetarët kërkojnë punë konkrete, jo fjalë boshe.
Thuhet në reagimin e drejtorit të HKSh Sabahudin Rustemi në fb:

