Dua Lipa është rikthyer me projekt të ri muzikor. “Houdini” mban titullin kënga e saj e re, e cila është prijëse e albumit të ri për të cilin Dua ka punuar gjatë gjithë vitit 2023. Ky album do të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024.
Për këngën Dua ka punuar vet në bashkëpunim me autorët: Caroline Ailin, Danny L Harle, Kevin Parker dhe Tobias Jesso Jr.
Në klipin e këngës Dua shfaqet në një sallë vallëzimi duke kërcyer me një tufë balerinësh.

