Me datë 17 qershor, çifti i njohur i showbizit shqiptar Eduart Grishaj e Arbana Osmani do të kurorëzojnë dashurinë me martesë.

Ata kanë përzgjedhur si destinacion Italinë ku do të ketë rreth 120 persona të ftuar, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, duket se emocionet e dasmës moderatorja po i kalon siç është më së miri.

Minuta më parë publikoi një foto ku shihet se ka nisur ditën mbarë duke konsumuar një kafe teksa shihet e veshur plot stil dhe e kuruar në çdo detaj.

Të shumta ishin komentet e ndjekësve të cilët mezi po presin ta shohin në vello të bardhë./Indeksonline/