Një 13-vjeçare dyshohet se është dhunuar në drenas nga dy meshkuj të hënën e 11 marsit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, e minuta është gjetur në një shtëpi me dy të dyshuarit të cilët pas intervistimit me vendim të prokurprit janë dërguar në mbajtje.
“11.03.2024-00:50. Lidhur me rastin, me 11.03.2024 viktima femër kosovare është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Gazetën Online Reporteri.net se raportimi si e zhdukur i të miturës është bërë fillimisht në Malishevë, pasi ajo ishte mysafire atje.
“Viktima e moshës së mitur, është raportuar si person i zhdukur në stacionin policor në Malishevë. Policia ka identifikuar lokacionin e saj, ku dyshohet se është dhunuar”./Reporteri.net/