Skopje/ North Macedonia - February 7, 2020: Skopje's building and modernizing plan, called "Skopje 2014" is continuing, and includes improving areas in Macedonia Square, shown here.

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për Festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 21/98 dhe 18/07) 28 qershor, e mërkurë, Dita e parë e Kurban Bajramit, është ditë jopune për qytetarët e besimit musliman në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale uron qytetarët e fesë muslimane në Republikën e Maqedonisë së Veriut për festën e Kurban Bajramit.