Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur në Fushë-Kosovë të mërkurën. Sipas raportit të Policisë një burrë e ka zënë në flagrancë hajnin që i kishte vjedhur stoli ari e bizhuteri në vlerë prej 4000 eurosh.

Stolitë thuhet se i dyshuari që është arrestuar thuhet se i kishe hedhur gjatë ikjes.

“Rr. Muhamet Behluli- Fushë-Kosovë 27.12.2023-19:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se afër shtëpisë së tij ka arritur ta zë në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në shtëpinë tij kishte vjedhur një sasi bizhuterie /ari, të gjithë në vlerë rreth 4000 euro të cilat i dyshuar i kishte hedhur gjatë ikjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit”, thuhet në raportin e Policisë.