Pjesëtarë të KFOR-it italian janë kërcënuar nga dy persona në Lubiçevë të Prizrenit, të hënën që kaloi.

Për këtë rast ka reaguar eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Ai nga informacionet e tij ka treguar një variant tjetër të rastit.

Sipas thotë eksperti, personat që KFOR-i italian kishte hasur ishin Ahmet Krasniqi e së bashku me të ka qenë edhe Izet Haliljaj, përcjell Bota sot.

“Rasti i kërcënuesve të pjesëtarëve të KFOR-it më shumë mund të konsiderohet mos zbatim i udhërit zyrtarë, se sa kërcënim i karabinerëve italian.

Gjatë qëndrimit të këtyre të fundit në fshatin Lubiçevë, kishin hasur të dyshuarin Ahmet Krasniqi me një armë gjuetie i cili dyshohet se kishte dështuar të dëshmoj se ka leje për armën. Së bashku me Ahmet Krasniqi ka qenë edhe Izet Haliljaj. Vlen të përmendet se Ahmet Krasniqi ka ofenduar pjesëtarët e KFOR-it si dhe përkthyesen e tyre”, deklaron ai.

Tutje, Elezi thotë se personat në fjalë dyshohet të kenë debatuar me pjestarët e KFOR-it rreth konfiskimit të armës. Ai shton se me kërkë të porkurorit dhe vendim të gjykatës ata janë dërguar në mbajtje.

“Sipas informacione nga burime mirë të informuar dyshohet se Ahmet Krasniqi dhe Izet Halilaj kanë debatuar me pjestarët e KFOR-it në lidhje me të drejtën e tyre për konfiskimin e armës. Pjesëtarët e KFOR-it italian njësia e Karabirjerëve kanë vepruar sipas mandatit të tyre dhe në bashkëpunim me policinë e Kosovës për t’i privuar nga lëvizja e lirë.

Të njejtit në cilësinë e të dyshuarve janë vendosur në mbajtje me kërkesë të prokurorisë dhe vendim të gjykatës së paraprake”.