Emri dhe lavdia e Afrim Zhitisë po gdhenden ne kujtesën e shkupjanëve. Një rrugë me emrin e tij do të bart brez pas brezi nderimin dhe respektin për këtë veprimtar të shquar të çështjes kombëtare. Në këtë mënyrë, edhe praktikisht po jetësohet një objektiv i yni që Shkupi të rikthejë në gjiun e vet jehonën e ngjarjeve e proceseve që kishin filluar para më shumë se një shekull.
Afrim Zhitia ishte bashkëveprimtar besnik edhe i liderit Ali Ahmetit. Liria dhe pavarësia e Kosovës si dhe avancimi substancial i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, që pasuan më vonë, nuk do të kishin kuptim pa ndërveprimin atdhetar të këtyre dy figurave emblematike të kombit.
Afrim Zhitija është i lindur në fshatin Llugë të komunës së Podujevës në Kosovë. Ishte një nga aktivistet dhe organizatorët e Lëvizjes Popullore te Kosovës të viteve të 80-ta.
Më 2 nëntor 1989 në lagjjën “Bregu i Diellit” në Prishtinë rrethohet nga forcat policore serbe bashkë me Fahri Fazliu. Pas disa orë luftimesh bien heroikisht Afrimi së bashku me Fahri Fazliun.
Rruga që do të mbajë emrin eAfrim Zhitisë do ta lidhë të kaluarën me të sotmen dhe të ardhmen, përmes një figure kombëtare që do të jetë frymëzim për brezat e ardhshëm.