Rruga Vishticë – Nikushtak, po bëhet realitet .

Sot u nënshkrua kontrata për rikonstruimin – asfaltimin e rrugës së lartëpërmendur, ndërmjet Kryetarit të Komunës së Likovës, z.Erkan Arifi dhe drejtorit të regjionit verilindor, z. Mlladen Protiq.

Pas kryerjes së procedurave administrative do të bëhet shpallja publike dhe realizimi i punëve ndërtimore.