Një ëndërr shumë e madhe e banorëve të Sarajit ishte që ato të kenë një Poliklinikë ku do të mund ti kryejnë më leht shërbimet shëndetësore.
Si një vajzë e ritur dhe e shkolluar në Saraj e di sa të rëndë e kishin pridërit e mi po edhe banorët në rrethin në momente kur shëndeti ju keqësohej sepse shërbimet e shëndetit ishin larg prej banimeve që edhe sekondi e minuti mund të ishte rrezik për jetë.
Hapja e poliklinikës ka qenë gëzim për të gjithë,një arritje për duartrokitje , spese jeta e banorëve u lehtësua ,shërbimin shëndetësor e kanë më të afërt ,mirëpo ajo që është për keqardhje shumë e dhimbëshme është mosfuksionimi i saj dhe këtë e dinë gjithë banorët që në të shumtën e rasteve nuk ka mjek po vetëm infermjere të cilat nuk dinë se si të veprojnë edhe nëse ka lëndime të vogla këtë e them nga përvoja që kamë pasur në poliklinikë.
E përgëzoj kryetarin e komunës Iljas Veseli që mori guximin që të reagon dhe kjo poliklinik të funksionon sepse banorët e Sarajit e meritojnë një poliklinikë funksionale.
Saraji ka shumë mjek e mjeke të mira që do të jepnin kontributin maksimal për vendin e tyre nëse do ju jepet mundësia !
