Familjarë të kreut të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri janë deklaruar publikisht të pakënaqur me performancën në ekzekutiv të partisë VLEN. Ferat Beqiri që mësohet të jetë vëllai i kreu të Haraçinës përmes rrjeteve sociale ka shkruar se partia që i takon ai dhe familja e tij nuk ka arritur ta kryen një kërkesë të tyre në lidhje me një amnisti të një të burgosuri. Detaje për këtë të fundit nuk janë ndarë.

“Dua të bëj me dije se familja Beqiri nuk është më në anën e juaj po ashtu edhe vëllai im Daut Beqiri. Aktivisti juaj më i flaktë në zgjedhjet komunale i cili ua solli fitoren juve nuk ishit në gjendje të ia falni 12 muaj burgim. Jetmiri ua ka sjell fitoren, mund të pyesni këdo në Haraçinë. Kështu ju i shpërbleni aktivistët, apo?”, ka shkruar Ferat Beqiri në rrjetet sociale.