Dje në sheshin Skënderbeu në Shkup u shënua 556 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, ku kurora me lule vendosën funksionarë të BDI-së, në krye me Ali Ahmetin, përcjell TV21. Kurora me lule vendosi edhe ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Igli Hasani. Por, gati 24 orë pas ceremonisë, kurorat me lule janë hedhur në një skaj të sheshit, dhe askush nuk është përkujdesur për të njëjtat.