Fatmir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në një reagim për zhvillimet dhe ristrukturimin e VLEN-it theksoi se koalicioni ka nevojë për “arkitektë të ndryshimit” dhe jo “monarkë” që e shohin pushtetin si pronë private. Ai vlerësoi se koha e fortifikimeve politike ka kaluar dhe se vlera e vërtetë matet me shërbimin ndaj qytetarëve. Limani nënvizoi se VLEN duhet të mbledhë rreth vetes njerëz me vizion, të përkushtuar për politika sociale, edukim, mirëqenie për pensionistët dhe mbrojtje të shtresave të margjinalizuara, duke dëshmuar se mund të qeveriset si shërbëtor i qytetarit dhe jo si sundimtar.