Kryetarja e Qytetit të Shkupit znj.Danella Arsovska në profilin e saj zyrtar në fb ka shpërndarë lajmin se ka nisur faza e dytë e punimeve për rikonstruksionin e rrugës “Stoltenbergova” në Parkun e Qytetit, një rrugë tejet e rëndësishme që është në gjendje jashtëzakonisht të keqe dhe rikonstruksioni i saj është një kërkesë prej më shumë se një dekade jo vetëm nga banorët e komunës Qendër, por edhe nga të gjithë vizitorët e parkut të qytetit. Në pjesën që është paraparë për rindërtim do të vendoset sinjalistikë adekuate e komunikacionit, ndërsa punët ndërtimore në terren i kryen ndërmarrja publike e Qytetit të Shkupit “Rrugët dhe Rrugica”.