Ndërmarrja publike “Parkingjet e Qytetit” filloi me futjen e parkingjeve zonale në territorin e komunës së Karposhit. Hapësira e re e parkimit publik – zona D42 ndodhet në “Mida” rruga “Orce Nikolov”. Zona përfshin 79 vende parkimi, dy prej të cilave janë të destinuara për personat me aftësi të kufizuara.

Qiramarrësit që gravitojnë në zonë me adresat e tyre do ta shfrytëzojnë shërbimin e parkimit falas, për dy vetura, ndërsa një orë parkim kushton 25 denarë. Orari i punës së zonës së parkimit është: nga e hëna në të shtunë nga ora 7:00 deri në 23:00, dhe të dielave dhe festat publike janë të mbyllura, d.m.th. shërbimi i parkimit nuk paguhet.

Përdoruesit e zonës D42 do të mund të paraqesin kërkesat e tyre në zyrën e re të NP “Parkingjet e Qytetit”, duke filluar nga dita e nesërme. Orari i punës së zyrës në Karposh, e cila gjendet në rrugën “Dresdenska”, numër 15/3, është çdo ditë pune nga ora 8:00 deri në 22:00 dhe të shtunën nga ora 9:00 deri në 17:00. Të dielat dhe festat publike janë të mbyllura. NP “Parkingjet e Qytetit” apelon deri te shfrytëzuesit që shërbimin e parkimit ta paguajnë në kohë dhe me rregull.