Me shpalljen e zgjedhjeve, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi një regjim i posaçëm ligjor që kufizon aktivitetet e institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike. Qëllimi është i qartë: të parandalohet keqpërdorimi i pushtetit dhe resurseve publike për qëllime partiake gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Flaka Media

Kodi Zgjedhor dhe ligjet për parandalimin e korrupsionit parashohin ndalesa të rrepta, por praktika e deritanishme tregon se shpesh këto rregulla nuk respektohen.

Çfarë ndalon Kodi Zgjedhor?

  1. Punësime dhe kontrata
    • Ndalohet punësimi i personave të rinj në administratë dhe ndërmarrje publike.
    • Ndalohet transformimi i kontratave nga të përkohshme në të përhershme.
    • Ndalohet avancimi apo ngritja në detyrë.
      Përjashtim janë vetëm rastet kur funksionimi i institucioneve do të vihej në rrezik (shëndetësi, siguri publike etj.).
  2. Shpërndarja e resurseve buxhetore
    • Nuk lejohet shpërndarja e subvencioneve, ndihmave financiare, granteve apo mallrave.
    • Nuk lejohet ndarja e pasurive publike (p.sh. makina, pajisje, pasuri materiale).
  3. Prokurime dhe investime
    • Ndalohet nënshkrimi i kontratave të reja për projekte kapitale.
    • Lejohen vetëm projektet që kanë nisur më herët dhe janë të parapara në buxhet.
  4. Përdorimi i resurseve publike për fushatë
    • Automjetet dhe hapësirat publike nuk mund të përdoren për aktivitete partiake.
    • Punonjësit e administratës nuk mund të marrin pjesë në tubime gjatë orarit të punës.
  5. Mediat publike
    • Janë të detyruara të japin hapësirë të barabartë për të gjitha partitë.
    • Ndalohet çdo lloj favorizimi i pushtetit.

Shembujt e parë të shkeljeve

Edhe pse zgjedhjet janë vetëm në fillim të procesit, tashmë janë raportuar shkeljet e para.

  • Tetovë: Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, Samet Bislimi, për shpërndarje kontratash në kundërshtim me ligjin. Sipas tyre, punonjësit me kontrata afatshkurtra u pajisën me kontrata të reja “vetëm për periudhën parazgjedhore”, duke u paraqitur si përfitim, por në fakt si manipulim elektoral.
  • Komuna tjera: Organizata të shoqërisë civile kanë paralajmëruar se në disa komuna janë evidentuar tentativa për angazhime të përkohshme dhe dhënie subvencionesh, duke e justifikuar si “përmbushje të projekteve”.
  • Institucionet qendrore: Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka hapur linjë të posaçme për denoncimin e shkeljeve, pasi siç theksojnë nga ky organ, “praktika e viteve të kaluara tregon se institucionet shpesh tentojnë t’i anashkalojnë ndalesat përmes kontratave të përkohshme, vendimeve emergjente ose financimeve të maskuara si projekte sociale”.

Rreziku i keqpërdorimit

Ndalesat e Kodit Zgjedhor janë vendosur për të garantuar barazi mes partive dhe për të mbrojtur qytetarët nga presioni politik. Por çdo shkelje e këtyre rregullave jo vetëm që dëmton procesin zgjedhor, por edhe forcon perceptimin e mosbesimit te qytetarët ndaj institucioneve.

Ekspertët theksojnë se periudha parazgjedhore është gjithmonë “testi i vërtetë” për demokracinë: nëse ndalesat respektohen, zgjedhjet janë më të drejta; nëse ato shkelën, rezultati elektoral vihet në pikëpyetje.

Ndalesat e Kodit Zgjedhor pas shpalljes së zgjedhjeve dhe shembujt e shkeljeve në Maqedoninë e Veriut

FushaNdalesa kryesoreShembuj i shkeljeve
Punësime dhe kontrata– Ndalohet punësimi i personave të rinj në institucione publike.
– Nuk lejohet transformimi i kontratave të përkohshme në të përhershme.
– Ndalohet avancimi i punonjësve.
Drejtori i NPK “Tetova”, Samet Bislimi, ka shpërndarë kontrata afatshkurtra në periudhë parazgjedhore, të cilat nuk ndryshojnë statusin e punësimit, por krijojnë përfitime të përkohshme për militantët partiakë.
Shpërndarja e resurseve buxhetore– Ndalohet shpërndarja e subvencioneve, granteve, ndihmave financiare ose mallrave për qytetarët.
– Ndalohet dhënia e pasurive publike (pajisje, makina, pasuri materiale).
Disa komuna kanë shpërndarë ndihma “për projekte sociale” në prag zgjedhjesh, të cilat mund të konsiderohen presion politik.
Prokurime dhe investime publike– Ndalohet nënshkrimi i kontratave të reja për projekte kapitale.
– Lejohen vetëm projektet e parapara dhe të nisura më herët.
Nënshkrimi i kontratave për investime lokale, të paraqitura si “projektime urgjente”, përfshirë disa prokurime publike që janë shpallur vetëm pas shpalljes së zgjedhjeve.
Përdorimi i resurseve shtetërore– Automjetet, zyrat dhe pajisjet shtetërore nuk mund të përdoren për fushatë.
– Punonjësit e administratës nuk mund të marrin pjesë në aktivitete partiake gjatë orarit të punës.
Disa zyrtarë lokalë janë vërejtur duke marrë pjesë në tubime partiake gjatë orarit të punës ose duke përdorur automjete dhe hapësira publike për aktivitete elektorale.
Mediat publike– Janë të detyruara të japin hapësirë të barabartë për të gjitha partitë.
– Ndalohet favorizimi i subjekteve në pushtet.
Raportime nga vëzhguesit tregojnë ndonjëherë favoritizim të subjekteve në pushtet në transmetimet e mediave publike.