Nga Forumi i Gruas nga dega e Alternativës në Tetovë sot kanë njoftuar se kanë ngrirë aktivitetet partiake, përcjell TV21. Nga ky grup thonë se e mbështesin dhe i japin përkrahje Dritan Bexhetit.
Në vijim njoftimi i Forumit të Gruas nga Dega e Alternativës në Tetovë:
Pas zhvillimeve të fundit në partinë tonë, që e rritëm dhe u kujdesëm për të është e papranueshme sjellja autoritare e organeve të partisë për të fyer dhe për të mos njohur vendimet e mbledhjes së kuvendit të degës si organ vendimarrës dhe legjitim konform statutit partiak.
Të indinjuar për këtë qasje rigoroze dhe shpërfillëse, ne Forumi i Gruas së Alternativës në Tetovë, njoftojmë opinionin se do të ngrijmë çdo aktivitet partiak në degën tonë, ndërsa me këtë rast mbështesim pa hezitim vendimet e kuvendit të degës për të mbështetur Dritan Bexhetin si kryetar të degës.
Anëtaret e Forumit të Gruas Alternativa – Tetovë:
- Arita Nesimi – Kryetare e Forumit të Gruas – dega Tetovë
- Lindita Emini
- Bjondina Ziberi
- Elita Aliu
- Xhanaj Memedi
- Fetije Imeri
- Azemije Azizi
- Valjeta Elmazi
- Gonxhe Bekiri
- Altuna Memedi
- Xhejda Halili
- Selvije Ramani
- Shpresa Ziberi
- Pendije Nesimi
- Shenure Memedi
- Valjeta Demiri
