Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale nga një iftar i mbajtur në Tiranë ka nxitur interpretime politike në skenën shqiptare në Maqedonia e Veriut.

Në fotografi shihen lideri i Bashkimi Demokratik për IntegrimAli Ahmeti, kryetari i Aleanca për ShqiptarëtArben Taravari, si dhe ministri dhe ish-nënkryetari i Lëvizja BesaFatmir Limani.

Prania e Limanit në të njëjtin kuadër me drejtues të opozitës shqiptare ka tërhequr vëmendje, veçanërisht pasi ditët e fundit ai ka ashpërsuar qëndrimet ndaj kryetarit të Besës, Bilall Kasami, si dhe ndaj koalicionit qeveritar shqiptar VLEN.

Në qarqet politike, fotografia po interpretohet si një sinjal i mundshëm i afrimit të Limanit me opozitën shqiptare. Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë deklarim zyrtar nga ana e tij për një rreshtim të ri politik.