Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN pas deklaratave të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski.
Përmes një reagimi publik, Saliu u bëri thirrje drejtuesve të VLEN-it që të reagojnë ndaj asaj që ai e cilëson si deklaratë politike nga kreu i Gjykatës Kushtetuese.
“O VLEN, kur kryetari i Gjykatës Kushtetuese jep deklaratë politike, dilni e përgjigjuni. E di që jeni të kapur, por burgu është për burra, o djelmosha! Mos u tutni, se liderë po i thoni vetes”, shkroi Saliu.
Ky reagim vjen pas deklaratave të Kostadinovskit, të cilat kanë nxitur reagime dhe debat në opinionin publik dhe në skenën politike në vend. Gazeta Flaka
