Gadafi Uzairi ka njoftuar publikisht largimin e tij nga Aleanca për Shqiptarët, duke e cilësuar vendimin si një moment reflektimi dhe përmbyllje të rrugëtimit të tij politik brenda kësaj force.
Në mesazhin e tij, ai falënderoi aktivistët dhe simpatizantët për mbështetjen ndër vite, ndërsa kërkoi falje për çdo gabim të mundshëm gjatë angazhimit të tij. Uzairi shprehu respekt edhe për Arben Taravarin, duke theksuar se pavarësisht mosmarrëveshjeve, besimi dhe respekti reciprok kanë mbetur.
Largimi i tij shihet si një zhvillim i ri brenda radhëve të Aleancës për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit, në një moment të ndjeshëm politik
