Sonte është bërë hapja solemne e Qendrës ditore për fëmijë Folea në Çair.

Menaxheri i Qendrës për edukim, Lulzim Farizi tha se misioni i këtij projekti është të ofrojë shërbim dhe veprimtari të mirëfilltë arsimore dhe argëtuese për nxënësit e grupmoshave të ndryshme përmes aplikimit të metodave dhe mjeteve moderne të mësimdhënies dhe mësimnxënies që e ofron përmes stafit të përgatitur dhe ambientit të saj.

Vizioni i Folesë është ndërtimi i vlerave arsimore tek gjenerata e reja, përmes të cilave do të ndikojë në zhvillimin arsimor, ekonomik, social dhe kulturor të fëmijëve dhe komunitetit”, ka thënë Farizi.

Folea siguron veprimtari arsimore në kultivimin e dijes tek nxënësit dhe të rriturit duke afirmimuar vlerat kombëtare dhe evropiane.

“Kjo Qendër përshtat nevojat dhe kërkesat e nxënësve dhe prindërve, sipas standardeve të zhvillimit të arsimit duke vendosur kritere në mësimdhënie dhe mësimnxënie nëpërmjet stafit të përgatitur të fushave të caktuara sipas kërkesave dhe nevojave të vet nxënësve, shton ai.

Objektivat e saj janë mbështetja e nxënësve në avancimin e dijeve dhe njohurive arsmiore, përfshirjen e nxënësve në aktivitete të ndryshme arsimore dhe argëtuese, pjesmarje në programe dhe projektet e ndryshme brenda dhe jashtë qendrës.

Ndryshe në këtë ngjarje morën pjesë mysafirë të shumtë si dhe përfaqësues të jetës politike e publike në vend.