Atletja kuqezi ka arritur që të fitojë garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Ekipor Evropian të Atletikës, që po zhvillohet në Krakov të Polonisë.

Gega fitoi në divizionin e tretë të garës, duke regjistruar kohën 9:17.31. Një sukses historik për Gegën, e cila arrin fitoren e 11-të në historinë e kampionateve të ndryshme europiane, duke barazuar kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio.

Kampionia shqiptare, gjithashtu ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj./alsat.mk