Zëvendëskryetarja e Qeverisë përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, paralajmëroi se zëvendëskryeministrit dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive Artan Grubi do t’i lëshohet sërish vërejtje për mosrespektim të kodit të etikës së sjelljes për shkak të mbajtjes së takimeve partiake të liderit të BDI-së me Treshen e Vajmarit në kabinetin e tij, ndërsa janë të mundshme theksohet, edhe masa të tjera.
“Më vjen keq që edhe krahas paralajmërimit që kemi bërë herën e parë ka përsëritje të të njëjtës, në këtë rast ne edhe krahas kësaj që sërish do të lëshojmë paralajmërim, do ta informojmë kryeministrin se po përsëritet praktika që hapësira shtetërore të përdoren për institucione partiake, ndërsa kjo nuk është aspak në linjë jo vetëm në kuadër të dispozitave të kodit të etikës, por edhe në lidhje të drejtimeve dhe përcaktimit të ndarjes së partisë nga shteti. Duhet të jemi edhe më shumë të përkushtuar të bëjmë një dallim të qartë çfarë është aktivitet partiak, dhe çfarë është aktivitet shtetëror, gjithashtu mendoj nëse ka mundësi edhe për masa e reagime të tjera, por për atë kur do të jem e sigurt dhe kur do të vendos se çfarë më tej në këtë aspekt”, theksoi Gërkovska në pyetjen e gazetarëve pas pjesëmarrjes në sesionin e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut me temë “Përballje dhe lufttë me korrupsionin dhe mbrojtja e interesave financiare të shtetit”.
E pyetur nëse ka ndonjë mendim për statusin e ardhshëm të ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas marrjes së vendimit të diskutueshëm për bashkimin e koncesioneve për Illovicën, Gërkovska theksoi se për momentin është në udhëtim zyrtar dhe se lidhur me rastin, tashmë është marrë vendim i qeverisë me të cilin ai është i obliguar në seancën e ardhshme qeveritare të informojë për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore në lidhje me minierën, që nga vendimi i parë e deri më sot.
“Ministri ishte për një vizitë pune në Uashington. Pres që ai t’i përmbushë obligimet që janë në përputhje me konkluzionin e Qeverisë, ndërsa në përputhje me aspektin tjetër, pasi do t’i shqyrtojmë të gjitha aspektet e çështjes, do të vendosim se çfarë dhe si do të veprojmë më tej, në pjesën e cilat janë ingerencat e kabinetit”, thotë zëvendëskryeministrja Gërkovska./zhurnal.mk