Është gjetur në lumin Lepenc reth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur fatkeqësia, vetura e familjes Pacolli nga Kosova.

Ndërkohë që ende po vazhdon aksioni për gjetjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli nga Kosova, të cilët bashkë me automjetin e tyre  ranë në ujërat e lumit Lepenc në rrugën Shkup – Bllacë, jozyrtarisht po qarkullojnë informacione se si mund të ketë ndodhur rasti.

Nga policia njofuan se me urdhër të prokurorisë është arrestuar shoferi 64 vjeçar nga Shkupi, i cili dyshohet se ka përplasur me veturën e tij automjetin me të cilën udhëtonin familja nga Kosova. Ndërsa nga prokuroria kanë dhënë versionin  fillestar se si mund të ketë ndodhur aksidenti.