Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të veçanta në Administratën Trump, Richard Grenell, ka shpërndarë një postim të vitit 2024 të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ky i fundit e lavdëronte Joe Biden.
Në postimin e shpërndarë në rrjetin social “X”, Grenell ka potencuar se marrëdheniet e Kosovës me SHBA-të kanë qenë në pikën më të ulët gjatë administratës Biden.
Ai ka thënë se kryeministri Kurti kishte zgjedhur grindjet politike dhe veprimet e njëanshme.
Përkundër mbështetjes ndaj Biden dhe Kamala Harris, Grenell thotë se adminsitrata Biden vazhdoi ta kritikonte Kurtin.
“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën vuajtën gjatë presidencës së Joe Biden. Departamenti i Shtetit i Bidenit dhe Shtëpia e Bardhë kritikuan veprimet dhe paaftësinë e Kurtit për të rritur ekonominë e Kosovës. Kurti zgjodhi grindjet politike dhe ndërmori veprime të njëanshme. Ai solli Kosovë-SHBA. marrëdhëniet në një pikë të ulët. Ai u dënua nga udhëheqësit evropianë, NATO dhe ekipi i Joe Biden. Kurti mbështeti Joe Biden dhe Kamala Harris dhe megjithatë ai ishte ende i kritikuar nga ata”, ka shkruar Grenell.
The U.S. relationship with Kosovo suffered during Joe Biden’s presidency.
Biden’s State Department and White House criticized Kurti’s actions and inability to grow Kosovo’s economy.
Kurti picked political fights and took unilateral action. He brought Kosovo-U.S. relations to… https://t.co/63RXn8r1hH— Richard Grenell (@RichardGrenell) January 23, 2025