Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili gëzon statutin e azilit politik në Hungari, në rrjetet sociale ka komentuar aktualitetin politik në vend, në raport me procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe raportet e Shkupit me Sofjen.
Ai në postimin e tij në “Facebook” ka lëshuar akuza edhe ndaj ish-kryeministrit Zoran Zaev për zbulimin e strategjive dhe planeve shtetërore maqedonase duke u dhënë palës bullgare audio regjistrime nga takimet e kreut shtetëror të Maqedonisë së Veriut.

Gruevski, në postimin e tij ka shfaqur edhe fotografi nga takimet në kohën kur ka qenë kryeministër me ish-presidentët e SHBA-së, Bajden, Obama, Bush dhe liderë tjerë botëror.

https://www.facebook.com/100044378201385/posts/pfbid02UZif8v2J54cmhLYdFtwbLPRpkhwLD8s238Jd9a5jstk2qSYcvnXD7isVvz26R88Jl/?mibextid=cr9u03