Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve që për këtë sipas tij, kryeministri i Kosovës nuk po shqetësohet, përcjell TV21. Haradinaj tha se, Kurtit i ka kaluar koha e manipulimit edhe në Kosovë por edhe në vendet e tjera.
“Albin Kurti nuk i beson Gjykatës Kushtetuese të shtetit të vet, por i beson një gjykate kushtetuese të shtetit fqinj. Në Maqedoninë e Veriut po shkelet barazia e po nëpërkëmbën të drejtat e shqiptarëve, e Kurti në vend që ta ngritë shqetësimin e Kosovës për këtë padrejtësi, po mundohet të nxirret me disa formulime hipokrite duke përmendur Gjykatën Kushtetutese.
