Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllain e tij të vrarë, Enverin.

Në një postim emocionues, Haradinaj u shpreh se dhimbjet nuk iu ndalën as pas luftës.

“Dhimbjet nuk u ndalën as pas luftës. Shumë shqiptarë të zotë u ndanë nga ne, i kujtojmë përjetë.

Të kujtojmë përjetë, vëlla Enver” shkroi Haradinaj.

Enver Haradinaj u vra në prill të 2005-tës, në moshën 24-vjeçare, në fshatin Raushiq.
​Atentati ndaj Enverit u bë gjatë kohës kur ai po lëvizte me veturë në këtë fshat.

Enveri ishte i treti djalë që ishte vrarë nga familja Haradinaj. Dy djemtë e tjerë të kësaj familje, Luani dhe Shkëlzeni, ishin vrarë gjatë luftës.
​Në kohën kur ndodhi ky rast tragjik, si Ramushi, ashtu edhe Dauti ishin në burg.