Restoranti Heavenly Jin, i vendosur në katin e 120-të të hotelit J Shanghai Tower dhe 556.36 metra mbi tokë, është shpallur zyrtarisht restoranti më i lartë në një ndërtesë, i cili është i regjistruar edhe në Librin e Rekordeve Guinness.

“Që nga hapja, të ftuarit e kanë vlerësuar restorantin për përvojën e ngrënies me cilësi të lartë që ofron, si dhe shërbimin,” tha Jenny Zeng, menaxherja e përgjithshme e hotelit.


“Ne mirëpresim mysafirë dhe miq nga e gjithë bota me një përvojë në një nivel më të lartë, mbi retë,” vuri në dukje ajo.

Drejtori Zeng shtoi se kjo arritje është gjithashtu një dëshmi e përkushtimit të ekipit të menaxhimit dhe operacionit të Heavenly Jin.

Heavenly Jin është 100 metra më i lartë se mbajtësi i mëparshëm i rekordit prej 441.30 metrash, i cili u vendos në vitin 2011 nga At.mosphere, i vendosur në katin e 122-të të Burj Khalifa.https://www.instagram.com/p/CVuH-Lhor7M/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=1152&rd=https%3A%2F%2Falsat.mk&rp=%2Fshijoni-rete-restoranti-me-i-larte-ne-bote-ndodhet-ne-kete-qytet%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A23005%2C%22ls%22%3A8572.000000000002%2C%22le%22%3A22977%7D

Restoranti i Shangait përmban një kuzhinë të hapur, dritare nga dyshemeja deri në tavan dhe një mural italian 30 metra i gjatë që përshkruan Rrugën e Mëndafshit, tha hoteli. Restorantet shërbejnë një përzierje të kuzhinës perëndimore, kineze dhe japoneze, si dhe çaj pasdite.

Hoteli luksoz ndodhet në rrokaqiellin më të lartë të Kinës, i dyti më i lartë në botë pas Burj Khalifa me dhoma nga kati i 86-të deri në katin e 98-të./alsat.mk