Arjanit Hoxha nga PDE nuk komentoi shkaqet e largimit të Valon Belës nga partia, pasi siç thotë, nuk është e natyrës së tij që kur ndahen rrugët, të akuzojë dhe shajë të tjerët.
“Strukturimi politik është i tillë që duke ndërtuar rrugëtimin, krijohen edhe konkurrenca, edhe ideja të reja, vijnë edhe personalitete të reja të cilët i ndihmojnë partisë për ngritje. Unë nuk jam natyrë e atillë që tash kur ndahen rrugët të akuzosh apo të shashë. Normalisht, rrugëtimi ynë vazhdon dhe çdo ditë kemi prurje të reja”, tha Hoxha në “10 minuta”.
