Më 20.07.2025, në ora 15:50, në Pikën Kufitare “Bllacë e Poshtme”, gjatë hyrjes në shtet, zyrtarët policorë kanë arrestuar R.Xh. (40) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se figuron me masën “arrest” – sipas kërkesës së Interpolit.
Personi është dorëzuar tek zyrtarët policorë të Stacionit Policor Mirkovci për procedura të mëtejshme.