Ilaz Leskovica kritikon Visar Ganiun për gjendjen në Çair: “Dhelprës iu kish kall bishti e thoshte u kall krejt qyteti”
Shkup, 28 maj 2025 – Ilaz Leskovica ka reaguar në profilin e tij në Facebook duke kritikuar kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për gjendjen aktuale në këtë komunë.
Në një postim të drejtpërdrejtë dhe figurativ, Leskovica shkruan:
“Dhelprës ju kish pas kall bishti e thoshte u kall krejt qyteti… Visar Ganiu ti je fajtori kryesor që Çairi është në këtë gjendje…”
Ky reagim vjen mes pakënaqësive të shprehura nga qytetarët për menaxhimin e infrastrukturës, pastërtisë dhe zhvillimit urban në Komunën e Çairit.

