Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se klasa politike duhet t’i lërë inatet por t’i thërras mendjes që siç tha, nuk ka nevojë për tregim muskujsh ndërkohë që për Hristijan Mickoskin tha se pse ka fituar 58 mandate nuk mund të sillet si kapadai.
“Klasa politike këtu duhet t’i thirrë mendjes dhe t’i lë të gjithë këto inate, tregim muskujsh njëri-tjetrit se kush sa ka fitu e çka ka fitu se ai paska fituar 58 mandate dhe mund të sillet tani si kapadai më shtet. Vetëm kryeministrit kjo gjë nuk i ngjanë”, tha Dauti.