Sot kryetari i komunës së Sarajit z.Iljas Veseli ka shpërnda gjithsej 11 vendime pune për të punësuarit nëpër shkollat fillore në komunën e Sarajit, kështu kanë njoftuar në faqen zyrtare shërbimi informativ i komunës së Sarajit.


Kryetari i komunës z.Ilas Veseli sot ndau vendime pune për gjithsej 11 të punësuar në shkollat fillore të komunës tonë, prej të cilëve 9 janë mësimdhënës, 1 psikologe dhe 1 bibliotekist.

Të punësuarve të rinj ju dëshirojmë shëndet dhe përkushtim në punën e tyre.