Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së së RMV-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër A. Q., i punësuar si inspektor i pavarur – shef i ndërrimit në DOC në Qendrën Rajonale për GR Lindje, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dëmtim dhe hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik” sipas nenit 251, paragrafi 1 dhe 4 të Kodit Penal të RMV-së.
Sipas hetimeve të dokumentuara, i dyshuari disa herë ka hyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin kompjuterik që përdoret për llogaritjen e pagave në MPB, duke përdorur emër përdoruesi të huaj. Ai ka ndryshuar të dhënat në evidencën e orëve të punës, duke shtuar të dhëna të rreme për të përfituar pagesa të padrejta për veten e tij. Si rezultat, MPB-ja i ka paguar paga dhe kontribute mbi bazën e të dhënave të manipuluara, duke i shkaktuar dëme institucionit.
Përveç kallëzimit penal, ndaj A. Q. do të iniciohet edhe procedurë disiplinore për shkelje të rregullit dhe disiplinës në punë, si dhe do t’i konfiskohet arma e shërbimit me municion dhe do të suspendohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.
