“Jo vetëm shteti, por edhe institucionet kanë harruar që ekziston burgu i Idrizovës” – thotë drejtori i burgut, i cili tashmë dy javë është në gjendje krize për shkak të numrit të pamjaftueshëm të nëpunësve policorë.

“Po, gjendje krize është shpallur më 6 qershor në kërkesë të institucionit dhe një prej problemeve më të mëdha që është lobuar është numri i policëve përkatësisht numri i nëpunësve në burgun Idrizovë”, tha Zoran Jovanovski, drejtor i “Idrizovës”.

Rojtarët e burgut janë problemi më i madh. Për momentin ka shpallje për punësim, por është e paqartë a do të përfundojë procedura deri më 5 korrik kur edhe përfundon gjendja e krizës. Sipas standardeve të parapara, numri aktual i nëpunësve policorë ka rënën nën minimumin për zbatimin normal të punëve.

“Po, megjithatë, ky konkurs u shpall para se unë të vij dhe tashmë po bëhet selektimi i kandidatëve të përzgjedhur dhe do ta marrim listën përfundimtare të policëve të burgut. Qeveria me vullnet të mirë për punë më të mirë në burg na lejoi konkurs për 100 punësime të reja dhe kur të përfundojë ky konkurs do të kemi funksionim normal në burg”, shtoi Jovanovski.

Drejtori, Zoran Jovanovski, tashmë tre muaj është në këtë funksion por thotë se për institucionet burgu sikurse nuk ekziston.

“Mund të them që për këto tre muaj që jam këtu, jo vetëm shteti por edhe institucionet kanë harruar se burgu ekziston, duke filluar ekipimi me njerëz, deri te pajisjet për mirëmbajtje për atë që tashmë është”, theksoi Jovanovski.

Mungesa e rojtarëve të burgut nuk është problemi i vetëm. Drejtori thotë se fjetja nëpër korridore tashmë është e kaluar, por borxhi ekziston.

“Sipas pikëpamjes time, ato borxhe janë bërë për shkak të koordinimit të pakoordinuar të institucioneve. Ne më së shumti borxh kemi ndaj Ministrisë së shëndetësisë, MPB, për ujë dhe energji elektrike. Në bazë ditore ndryshon dhe rritet. Është mbi 1 milion euro”, tha drejtori.

Jovanovski ishte një prej anëtarëve porotë në rastin e 27 prillit, ndërsa në intervistë për Radio Europa e Lirë nuk zbuloi nëse pajtohet me aktvendimin. Thotë se një prej të dënuarve po vuan burgun në Idrizovë, por nuk kanë raport të veçantë./tv21

https://youtube.com/watch?v=jy1OF-ecfu4%3Ffeature%3Doembed