Një ish-përfaqësues i koalicionit opozitar “S’Vlen” ka bërë një deklaratë të fortë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shpallur publikisht largimin nga kjo strukturë politike dhe bashkimin me liderin e Frontit Europian, Ali Ahmeti.
Ai thekson se deri më tani ka qenë pjesë e “S’Vlen”, por sipas tij, ka ardhur koha që heshtja të marrë fund.
“Ky është zëri i një populli që nuk pranon më të përdoret, të nëpërkëmbet, të gënjehet. Ky është zëri i një populli që kërkon drejtësi, dinjitet dhe një të ardhme të vërtetë,” shkruan ai në postim.
Më tej, ai nënvizon se “zëri i popullit është mbi çdo karrige”, duke aluduar për një pakënaqësi të thellë me mënyrën se si janë udhëhequr proceset politike.
Në fund të postimit, ai shprehet qartë se tashmë është në krah të liderit të BDI-së:
“Bashkë me Ali Ahmetin 🇦🇱”

