Njëra nga themelueset e partisë ka njoftuar sot se ka marrë vendim për t’u tërhequr nga të gjitha pozitat partiake. Ajo theksoi se pas një reflektimi të gjatë ka ardhur në përfundim se në strukturën e VLEN nuk kishte vend për të, prandaj ka zgjedhur të distancohet nga çdo aktivitet politik.

Në deklaratën e saj, ish-anëtarja shprehu revoltën për mungesën e përkrahjes nga anëtaret e kryesisë së Forumit të Grave (FG), të cilat sipas saj ishin të njoftuara për padrejtësitë që ajo kishte përjetuar, ndonëse ishte një anëtare e përkushtuar dhe e zellshme.

“Nga sot, ju uroj shumë suksese në rrugëtimin tuaj dhe nuk ua dëshiroj asnjërës nga ju zhgënjimin e thellë që unë kam përjetuar”, ka theksuar në fund të njoftimit të saj.