Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në “Summer Click” në TV21 hedhi dyshimet e tij për bashkëpunim mes Izet Mexhitit dhe kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Osmani tha se këtë e bazon në deklaratat e Mickoskit dhe në krijimin e subjektit të ri politik nga Mexhiti.
“Ja do ta marr deklaratën e Mickoskit, i cili pas takimit me Kovaçevskin në Qeveri thotë se ne duhet të bëjmë çmos për ta zhbërë BDI-në dhe të ngrisim një opozitë të re shqiptare, unë nuk dua të spekuloj por vetëm po i lidh zhvillimet politike”, tha mes tjerash Osmani./tv21