Pasi publikoi fotografinë mbrëmë nga Gostivari, ku nuk u panë të shoqëruar nga Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta, u thelluan dyshimet se “Grupi i zjarrit” është duke u përçarë.
Siç duket Izet Mexhiti po e lishon frontin e tij me përballje të zhvillimeve brenda partiake duke menduar se janë shterur gjitha opcionet për të vazhduar rrugën politike brenda BDI-së Mexhiti vlerson se duhet të dalin me lëvizje të re, mirëpo anëtarët tjerë të fraksionit Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Nevzat Bejta nuk mendojnë se duhet të krijohet lëvizje e re për të dëmtuar votën shqiptare dhe se beteja vazhdon si fraksion brenda BDI-së.
