Izraeli thotë se ka arrestuar 200 anëtarë të grupeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik gjatë javës së kaluar dhe i ka marrë në territorin e tij për t’i marrë në pyetje.

Një deklaratë tha se disa nga të dyshuarit ishin fshehur në mesin e popullatës civile dhe ishin dorëzuar vullnetarisht, shkruan BBC.

Izraeli thotë se 700 militantë palestinezë janë arrestuar që kur filloi operacionin e tij ushtarak dhe pushtimin e Gazës me qëllim të eliminimit të Hamasit.

Hamasi ka deklaruar se kryesisht gra dhe fëmijë po vriten nga izraelitët.

Izraeli filloi operacionin e tij hakmarrës pasi luftëtarët e Hamasit kaluan nga Gaza në Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje.

Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë dhe 53,000 janë plagosur në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.