Në grupin “Shëndeti – Maqedoni” në rrjetin social fejsbuk është shpërndarë një foto e një vakti që i është dhënë një fëmije dy vjeçar në Spitalin e Fëmijëve në Kozle në Shkup, përcjell INA.

Vakti, i cili përbëhej nga speca të pjekur ose të skuqur dhe një fetë djathë, shkaktoi një protestë publike.

“Pakujdesi totale. Nuk po fundosemi më, por jemi të fundosur thellësisht në fund. Katastrofë!”, thuhet në postimin e shoqëruar me foto. (INA)