Në një rrëfim unik për televizionin 21 nga ambientet e shtëpisë së tij në Zajaz, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti tregoi anën e tij familjare, teksa foli dhe për vajzën e tij Uskanën dhe djalin Shkumbinin.

“Periudha e veprimtarisë simë nga viti 1981 deri në vitin 2001 ishte pjesa më e lavdishme, Fituam Kosovën e pavarur ndërsa këtu shqiptarët zot në shtëpinë e vetë. Kam dy fëmijë, vajzën Uskanën dhe djalin Shkumbinin, Uskana është magjistre e ekonomisë, është në proces të doktoraturës, e licencuar nga universiteti i Vjenës në gjuhën gjermane, 10 vite i ka kry në Zvicër. Shkumbini ka ardh në klasë të 6 këtu, ka kry për arkitekturë, ka kry praktikë në Zvicër, ka pas oferta për të punu atje mirëpo ai punon prej këtu për kompani të Zvicrës. Drejtoria për të Ardhura Publike ka kryer kontrolle në kompaninë e djalit tim dhe çdo gjë është korrekte, ai është transparent si me njerëz, ashtu edhe me institucione apo media”, deklaroi Ahmeti.