Lauren Sanchez u pa duke i mbështjellë këmbët rreth të fejuarit të saj, themeluesit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, teksa rrinte në jahtin e tij luksoz prej 500 milionë (454 milionë euro) dollarësh në Capri.

Çifti i sapofejuar nuk i rezistuan epshit dhe shkëmbyen një puthje pasionante ndërsa po shijonin pushimet e tyre të verës në jahtin e quajtur ‘Koru’, shkruan DailyMail.