Përveç Ramiz Merkos, kryetar i Strugës, në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë futur edhe familja e tij e ngushtë, bashkëshortja dhe tre fëmijët, informon KlanM.

“Departamenti po cakton gjithashtu gruan e Merkos, Shpresa, dhe tre fëmijët e rritur, Gencin, Nazmijen dhe Drenushen si të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit të DASH-it, Matthew Miller.

Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut./ts.mk