Për rastin “Behtel dhe Enka” nga institucionet kompetente kërkohet dokumentacion i caktuar, ndërsa po merren edhe mjete të tjera dëshmuese, por për momentin nuk mund të kumtohen më shumë detaje, tha sonte prokurori shtetëror Lubomir Joveski .

Në emisioni në televizionin Telma, Joveski  përmendi se Prokuroria për të gjizha shkrimet apo komentet në media nuk është mirë menjëherë të hapë hetim.Duhet këto dyshime   të ngrihen në një nivel më të lartë që të mund të hapet procedurë sipas zërave.

 “Kemi marrë konkretisht duke pasur parasysh që kërkohet dokumentacion i caktuar, po ndërmerren mjete të tjera dëshmuese. Dokumentacioni kërkohet nga institucionet kompetente. Për momentin në të cilin ndodhet lënda tani, nuk do të mund të kumtoja më shumë detaje. Prokuroria ka hapur  lëndë sipas zërave lidhur me tenderët për  mbikëqyrjen e autostradave. Ka hapur edhe lëndë të tjera, por duhet të pranoni se për disa lëndë nuk mund të kumtojmë detaje në opinion në pjesën e procedurës, deri ku janë lëndët”, theksoi prokurori shtetëror.